Google ADS

Prej 24 dhjetorit shtohen masat kufizuese në Shqipëri

15:34 | 21 Dhjetor 2020
V. S.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30.

Në një komunikim përkrah Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat gjatë fundvitit sa i takon kufizimit të përhapjes së COVID19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të ketë orar kufizues nga ora 20:30 deri në orën 06:00.

Kështu, nga data 24 dhjetor dhe deri në datën 4 janar do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20 e 30 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

E njëjta gjë vlen edhe sa i takon aktivitetit të bareve dhe restoranteve. Kufizimet do të ndryshojnë në datën 5 janar, duke e shtyrë kufizimin nga ora 20:30 në 22:00. /Tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme