Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli sipas ish-bashkëlojtarit të tij Mohamed Aboutrika.
Ish-bashkëlojtari i Mohamed Salah tek Kombëtarja e Egjiptit, Mohamed Aboutrika, ka pohuar se ai beson se ish-lojtari i Romës është i pakënaqur në Liverpool.
“Unë e thirra Salah për situatën e tij në Liverpool dhe ai është i mërzitur, por kjo kurrë nuk do të ndikonte në paraqitjet e tij në fushë,” tha ai për “beIN Sport”.
“Unë e di që Salah nuk është i lumtur në Liverpool, ai më tregoi arsyet pse nuk është i lumtur, por ato janë sekrete dhe nuk mund të flas në lidhje me këtë në publik. Një nga arsyet që e zemëroi Salah ishte se atij nuk ju dha shiriti i kapitenit kundër Midtjylland”, tha Aboutrika, transmeton lajmi.net.
“Për mendimin tim Liverpool dëshiron të shesë Salah për arsye ekonomike, unë skam ndonjë ndikim në atë, por ai është i rritur dhe jam i sigurt që do marrë vendimin e duhur”, tha Mohamed Aboutrika.
Ndërkohë, Salah kishte pranuar se nuk ishte i lumtur për situatën e kapitenit në një intervistë me “AS”.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...