Google ADS

Turqia ndalon fluturimet nga Britania për shkak të llojit të ri të virusit

01:17 | 21 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Turqia sonte u bashkua me vendet e tjera evropiane që ndaluan fluturimet nga Britania dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth një lloji të ri më infektues të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është raportuar se shkalla e transmetimit është rritur në Britani me mutacionin e koronavirusit”, shkroi ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.

“Sipas direktivave të presidentit tonë në koordinim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, është vendosur një pezullim i përkohshëm për fluturimet nga Britania, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për në vendin tonë”, tha Koca.

Masa erdhi pasi disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, njoftuan pezullimin e fluturimeve nga Britania pas lajmeve rreth mutacionit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu u kërkoi vendeve evropiane të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore për shkak të llojit të ri që përhapet shpejt.

Të ngjashme