Google ADS

Covid-19, mjekët tregojnë për pasojat afatgjata të këtij virusi

23:29 | 20 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Përveç kujdesit për të infektuarit, ekspertët e shëndetit shtrojnë nevojën e krijimit të një strukture për trajtimin e pasojave post-Covid.

“Jemi ende në kohë për të hapur struktura të veçanta, siç ka filluar dhe bota dhe që quhen struktura post-Covid. Të sëmurët që e kalojnë por kanë probleme të regjistrohen, të trajtohen dhe të ndiqen për një kohë të gjatë”.

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, thotë se Covid-19 nuk prek dhe dëmton vetëm mushkritë por edhe organet e tjera jetike.

“Ky virusi prek si nga sistemi nervor qëndror, prek pulmonet, prek veshkat, prek heperin. Pra është një virus i shtrirë kudo në organet tona. Për pasojë, efektet e tij në këto organe do të ndjehen për një kohë të gjatë”.

Pasojat e infektimit janë afatgjata ndaj Doktor Kalo kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë në kontakt me mjekun e familjes edhe pasi të rezultojnë negativ nga virusi./gazeetaeuropa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme