Google ADS

Policia e Kosovës: Është shënuar ulje në rastet e vjedhjeve

17:11 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës thotë se ka arritur rezultate pozitive në uljen e trendit të krimit, përfshirë uljen e veprave penale si grabitjet, vjedhjet dhe vjedhet e rënda.

“Policia e Kosovës, ka përfunduar një analizë paraprake edhe pse jemi para përfundimit të vitit kalendarik, një analizë gjithëpërfshirëse i është bërë realizimit të Planit të Punës për 2020. Parametrat e matjës së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie.

Kështu, veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15% (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020).

Po ashtu edhe rastet ( veprat penale plus incidentet tjera) të inicuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31%.

Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, kështu:

-Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46%;

-Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 %.

-Numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60%.

Policia e Kosovës edhe përkundër uljes së trendit të krimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e ç’do rasti, në identifikimin e ç’do personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar një siguri dhe një ambient të qetë për të gjithë.

Njëkohësisht Policia, falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi”, njofton PK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme