Google ADS

Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

16:26 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 54 viktima si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, në këtë shtet janë raportuar edhe 3 mijë e 534 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 300.062 raste të koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 2 mijë e 686 persona.

Ndërsa, në gjithë botën është rritur numri i rasteve me COVID-19.

Deri tani vlerësohet se rreth 77 milionë persona janë infektuar me këtë virus.

1 milionë e 694 mijë e 378 persona thuhet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, 53 milionë e 868 mijë e 588 persona janë shëruar nga ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme