Një letër e nënshkruar nga Diego Armando Maradona më 13 tetor dëshmon se legjenda e Argjentinës dhe Napolit kishte kërkuar që trupi i tij të balsamohej dhe të ekspozohej në një muze.
Maradona e kishte shprehur këtë amanet në një letër që ia kishte dërguar avokatit të vet, Matias Morla, transmeton Gazeta Express.
Letra e tij është publikuar nga tabloidi britanik The Sun.
“Pas një analize të thellë, dua ta shpreh dëshirën që pas vdekjes sime, trupi im të balsamohet dhe të ekspozohet në muze, i rrethuar nga trofetë e mi”, shkruhet në letër.
Maradona vdiq më 25 nëntor nga një sulm në zemër.
Mario Baudry, avokati i partneres së fundit të Maradonës, Veronica Ojeda, shtoi: “Plani është ta krijojmë një mauzole diku që tifozët ta vizitojnë”.
“Kjo është diçka për të cilën kishte biseduar edhe Maradona me vëllezërit e vet”, shtoi ai.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...