Google ADS

Djali 7-vjeçar vret me armë babanë e tij, efektiv i FNSH-së!

14:32 | 20 Dhjetor 2020
L G

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur efektivi i FNSh-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme