Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet e Maqedonisë gjithsej mjekohen 1.238 pacientë me COVID–19, ku prej tyre 470 janë në Shkup dhe 768 në qytetet tjera.
Ministri i Shëndetësisë tha se numri i pacientëve të cilët pranohen në spitale po zvogëlohet dhe se masat e reja që do të vlejnë deri më 20 janar do të japin rezultate më të mira.
Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi pandemisë me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 77.949 pacientë ku prej tyre 53.345 janë shëruar dhe 2.2274 kanë humbur jetën.
Momentalisht në Maqedoni ka 22.330 pacientë ndërsa deri tani janë bërë 379.229 testime./Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...