Holanda ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 1 janar 2021 pas përcaktimit se një mutacion i koronavirusit të ri (COVID-19) përhapet më shpejt në këtë vend.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Holandës thuhet se që nga ora 06:00 janë ndaluar fluturimet drejt Britanisë.
Pas rekomandimit të Institutit Shtetëror të Shëndetësisë dhe Mjedisit të Holandës (RIVM) thuhet se vendimi i marrë do të jetë në fuqi deri më 1 janar.
“Brenda disa ditësh vendet e tjera të BE-së dhe Holanda do të bisedojnë në kuadër të masave që do të ndërmerren për të ulur rrezikun e transmetimit të llojit të ri të virusit nga Britania”, thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se një rast i ngjashëm që tregon karakteristika të ngjashme me “llojin e ri të COVID-19 që përhapet më shpejt” i cili është i pranishëm në juglindje të Britanisë është vërejtur në muajin dhjetor në vend.
Parajmërimi “Mos udhëtoni në mënyrë kategorike nëse nuk është e nevojshme”
Në deklaratë bëhet e ditur se zhvillimet po ndiqen nga afër dhe se mendohen kufizime shtesë lidhur me udhëtimet tokësore dhe detare.
Qeveria e Holandës thekson se udhëtimet jashtë vendit do të shkaktojnë përhapjen e COVID-19 ndërsa ka bërë paralajmërimin që “Mos udhëtoni në mënyrë kategorike nëse nuk është e nevojshme”.
Kjo ndalesë erdhi pasi dje kryeministri britanik, Boris Johnson dhe një grup shkencëtarësh deklaruan se në vend është zbuluar një lloj i ri i virusit që është 70 për qind më shumë ngjitës (infektues)./AA/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...