Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit fizik që u është bërë infermierëve në Spitalin e Prizrenit mbrëmë nga familjarët e një pacienti.
Ai, ka dënuar sulmin dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, që u bëhet infermierëve dhe mjekëve, e cila sipas tij, rrezikon integritetin fizik të tyre, shkruan arbresh.info.
“Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”, ka thënë Hoti.
Ai, ka pohuar se mjekët, infermierët dhe tërë personeli mjekësor e mbështetës, gjatë këtyre muajve sa po përballemi me pandeminë Covid-19, kanë dëshmuar përkushtim të lartë që duhet vlerësuar, e jo sulmuar.
Sipas tij, sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme dhe të pa pranueshme.
“E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt”, ka pohuar Hoti./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...