Policia në Maqedoni, gjobit 66 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit

10:52 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme kreu aksion kontrolli për gjobimin e tejkalimit të shpejtësisë dhe vozitje nën ndikimin e alkoolit, kundërvajtje të cilat janë arsyet më të shpeshta për aksidente me pasoja të rënda.

“Në gjithë territorin e vendit janë dënuar 139 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 66 shoferë janë dënuar për shkak se kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara me qëllim që ta rrisë sigurinë në komunikacion./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme