Nuk ka dyshim se Chelsea janë mbretërit sa i preket numrit të lojtarëve, sidomos atyre që janë në huazim.
Çuditërisht, londinezët kanë në total 32 lojtarë të huazuar në klube të tjera këtë sezon.
Më poshtë i gjeni 11 lojtarë që mund t’i keni harruar, por që janë ende të klubit nga Stamford Bridge.
Charly Musonda
Mesfushori belg u bashkua me Chelsea në vitin 2012 dhe ka zhvilluar shtatë ndeshje për klubin.
Ai ka pasur një dëmtim të tmerrshëm në gju që e ka lënë jashtë për 15 muaj. Musonda është kthyer në stërvitje me Vitessen, ku është i huazuar.
Victor Moses
Moses ishte një nga emrat e pëlqyer të Antonio Contes, por Maurizio Sarri nuk e deshi në Stamford Bridge.
Ai aktualisht është në huazim te Spartak Moska, por mbetet një lojtar i Chelseat.
Lucas Piazon
Pasi u shpall si një nga talentet më të mëdha, karriera e Piazon në Chelsea është kategorizuar nga huazimet e shumta – shtatë, në fakt.
Këtë sezon ai është i huazuar në Portugali te Rio Ave, ndërsa më parë ka qenë te Malaga, Vitesse, Frankfurt, Reading, Fulham dhe Chievo. Ai nënshkroi një kontratë të re me Chelsean në vitin 2019. E çuditshme.
Marco van Ginkel
Mesfushori Marco van Ginkel ka pasur shumë dëmtime të gjurit që kanë hedhur dyshime serioze mbi karrierën e tij.
Chelsea e ka huzuar te AC Milan, Stoke dhe tani te PSV. Tani në sezonin e tij të pestë në PSV, Van Ginkel është kthyer në stërvitje pas një dëmtimi tjetër të keqe në gju. Ai ende ka kontratë me Chelsean.
Kenedy
Braziliani dukej një lojtar me të ardhme kur debutoi te Chelsea. Watford dhe Newcastle përfituan nga shërbimet e tij si huazim, ndërsa pastaj Granada dhe Getafe.
Lewis Baker
Baker, tani 25 vjeç ka vetëm një paraqitje për Chelsean. Ai është huazuar në jo më pak se shtatë klube të ndryshme.
Tani është duke luajtur për Trabzonspor në Turqi.
Danilo Pantic
Kush është ky? Serbi nuk ka bërë kurrë asnjë paraqitje me ekipin e parë dhe gjasat që ai të bëjë një janë shumë të pakta.
Ai aktualisht luan në Serbi te Cukaricki, pas disa huazimeve të dështuara.
Matt Miazga
Miazga e kishte nisur mirë me një paraqitje të madhe në debutimin e tij kundër Aston Villa në vitin 2016.
Sidoqoftë, ai nisi të bie, ndërsa u huazua disa herë, ku tani është te Anderlecht.
Baba Rahman
Rahman u pagua për një shumë të majme kur nënshkroi nga Augsburg te Chelsea në vitin 2015 për më shumë se 16 milionë euro.
Ai arriti të bënte vetëm 23 paraqitje në ekipin e parë. Ai ka qenë i huazuar te Schalke, Reims dhe Mallorca ku është tani.
Jamal Blackman
Portieri Blackman është një nga lojtarët e paktë në këtë listë që mund të ketë ende një të ardhme në Stamford Bridge.
Një dëmtim serioz i gjurit e ndali kur ishte i huazuar te Leeds në vitin 2018, por ai ka qenë mbresëlënës për Rotherham këtë sezon.
Izzy Brown
Jose Mourinho i dha Broën debutimit debutimin e tij në një humbje 3-0 ndaj West Brom në 2015.
Kjo do të ishte paraqitja e tij e vetme për klubin pasi ai u dërgua në huazim te Huddersfield Town, Brighton, Leeds dhe Luton.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...