Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka kërkuar nga parti politike në Kosovë që të bashkëpunojnë ndërmjet dhe të arrijnë një pakt sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Madje ai thotë se jo vetëm për presidentin, por edhe për problemet e tjera që ka vendi liderët duhet të jenë një zëri.
“Mendoj që ky problem i takon partive politike, të cilat duhet të bëjnë një pakt për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike që është, jo vetëm thjesht për zgjedhjen e presidentit, por edhe për problemet më të rëndësishme që ka Kosova sot”.
Sa i përket paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Minxhozi tha që e rëndësishme është të ketë zgjidhje, të cilën ai e shesh vetëm nëpërmjet bashkërendimit të aktiviteteve.
“Në radhë të parë Kosova duhet ta zgjidh këtë problem, nuk jam një person që duhet të them që duhet të ketë zgjedhje, por unë them që duhet të ketë zgjidhje, dhe zgjidhja është që partitë politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”.
Bashkëpunim ai ka kërkuar edhe ndërmjet vendeve fqinje, bashkëpunim ky që sipas tij, duhet të jetë pa paragjykime.
“Unë nuk mund ta quaj një mini-shengen ballkanik por neve duhet të ecim me atë rrymën evropiane të Bashkimit Evropian, të Konferencës së Berlinit, për të realizuar një bashkëpunim të frytshëm rajonal në mes të gjitha vendeve të rajonit perëndimor, pa paragjykime”, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online.
Kur foli për menaxhimin e pandemisë, ai tha se ky është problem i madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë botën.
“Ka përpjekje shumë të mëdha nga qeveria për të kapërcyer këtë problem dhe unë mendoj që njerëzit kanë një ndërgjegjësim më të lartë sesa në të kaluarën”.Ai mes tjerash tha është shumë e rëndësishme që situata të mbahet nën kontroll dhe kujdesi të shtohet.
“Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne ta mbajmë situatën në kontroll gjë e cila po arrihet deri tash dhe ky kujdes duhet të vijë duke u shtuar”.
“Shoh që ka një bashkëpunim në mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës, jo thjesht në shkëmbimin e informacioneve por edhe për hartimin e disa politikave rajonale në mënyrë që mund të ndihmojnë për parandalimin e kësaj sëmundje për eskalimin e tij të mëtejshëm”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...