Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë për festat e fundviti gjatë tri ditëve të fundit janë përballur me prije të gjata në pikëkalimet kufitare të shteteve nëpër, të cilat po kalojnë, siç janë Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia.
Kësaj radhe nuk ka pritje disa orëshe në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në pikëkalimet me të frekuentuara, Merdare dhe Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm nuk ka kolona të gjata të automjetev, ndonëse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në një orë e gjysmë, shkruan Telegrafi.
Ndërsa në Merdare nuk pritet më shumë se 30 minuta për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.
Një numër i madh i mërgimtarëve tanë, për t’iu shmangur pritjeve të gjata nëpër kufij, po vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se gjatë të shtunës përmes aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në Kosova kanë ardhur 9 mijë bashkatdhetarë.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...