Ekziston frika se qindra doza të vaksinës kundër koronavirusit janë dëmtuar pasi frigoriferi ku ruheshin ato u prish.
Ngjarja ka ndodhur në një klinikë në Northamptonshire, në Angli, e cila ruante 975 doza të vaksinës Pfizer, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Klinika funksionon si një qendër qendrore për vaksinimin e njerëzve të zgjedhur mbi moshën 80 vjeç.
Disa nga pacientët u vaksinuan të mërkurën, më 16 dhjetor, ndërsa disa të tjerë supozohej ta merrnin atë të enjtën dhe të premtën.
Megjithatë, pacientëve u është bërë e ditur se vaksina nuk është e disponueshme dhe ende nuk është e qartë se sa doza janë humbur.
Kjo vjen pasi ish-Ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt paralajmëroi që dozat e disponueshme të vaksinës Pfizer do të merren në janar dhe se dërgesa tjetër pritet të bëhet në mars, që do të thotë se programi i vaksinimit mund të ndalet.
Një zëdhënës i ndërmarrjes Pfizer u përgjigj se dërgesat e reja të vaksinës do të mbërrinin përpara marsit, “në fillim të vitit 2021”, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 140,000 britanikë kanë marrë tashmë vaksinën Pfizer Biontek.
Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që ka miratuar vaksinimin kundër koronavirusit./arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...