Google ADS

Vazhdon agonia e Arsenalit, mposhtet nga Everton

21:16 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Everton dhe Arsenal në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.

Ndeshja filloi me iniciativë të të dy ekipeve, por Everton ishte më kërkues, kjo mbase edhe shkaku i tifozëve, që tani bën klubin nga Liverpooli të paktët që nuk janë në zonën e kuqe.

Fillimisht ‘The Toffies’ dolën në avantazh pas auto-golit të Rob Holding në minutën 22′.

Arsenali u mundua të krijonte, dhe ja doli. Në minutën e 35′ u akordua penallti, të cilën e konkretizoi Nicolas Pepe.

Por në fundin e pjesës së parë, në skenë doli kolumbiani, Jerry Mina, i cili shënoi për avantazin e Everton.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1, në favor të Everton.

Pjesa e dytë filloi, ku u pa lojë e mirë, por munguan golat.

Ndeshja përfundoi, Everton del në pozitën e dytë me 26 pikë, ndërsa Arsenal gjenden në vendin e 15-të me 14 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme