Google ADS

Fero u rikthehet rrjeteve sociale, kështu e shpreh lumturinë Arbenita

19:49 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Arbenita Ismajli ka ndarë imazhin e ëmbël me Feron.

Në shtator të këtij viti, pa asnjë paralajmërim Fero u zhduk nga rrjetet sociale duke bërë merak fansat e tij, shkruan lajmi.net.

U tha se ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat e tij mezi po i presin.

Madje u zbulua tashmë edhe emri e albumit të ri të Feros, i cili do të titullohet “Goat”.

Ndërsa ditën e sotme, Fero është rikthyer në Instagram pas një mungese të gjatë.

Ishte Arbenita ajo që zbuloi kthimin e Feros në rrjete sociale duke ndarë një imazh të ëmbël me të ku tha “Zemra ime është kthyer” duke iu referuar kthimit të tij në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme