Google ADS

Mbetet e hapur mundësia për zgjatjen e orarit të lëvizjes

19:40 | 19 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se pretendimet janë që vaksinat anti Covid të arrijë në fillim të vitit 2021.

Në kohën kur ende po përballemi me qindra raste të reja infektimesh, ministri Armend Zemaj tha se janë në rrugë të mirë për sigurimin e vaksinës anticovid.

Zemaj shfaqi shpresën se vaksinat vijnë në fillim të 2021-ës. Sa i përket lehtësimit të masave, Zemaj tha se nëse lëvizjet e qytetarëve do të jenë të reduktuara mund të ketë edhe lirim të masave në aspektin kohor të lëvizjes, por që nëse ndodhë e kundërta, shtrëngohen masat.

“Nëse disiplina rritët, rritët përkushtimi dhe e shohim që lëvizjet janë të reduktuara, atëherë në mund të ecim tutje edhe më lirimin e aspektit kohorë të lëvizjes. Nëse e shohim që kufizimi është i detyruar që kufizim është i detyruar që të parandalojë infeksionin, masat do të jenë në fuqi deri në një situatë më të favorshme epidemiologjike”, tha ai në RTV21.

Zemaj tha se të gjithë ata që vijën nga vendet më rrezikshmëri të lartë duhet ta kenë testin negative më vete. “Çdo qytetar që nuk është banorë i Kosovës që vije nga shtete që potencialisht janë shpërndarës të infeksionit dhe janë në listën, ne e kemi si masë që kërkohet testi negative. Në të kundërtën personi rekomandohet që të shkojë në vetë izolim për shtatë ditë. Atëherë organet tona duhet ta mbikëqyrin a është apo jo duke e respektuar masën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme