Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka pësuar humbje të papritur kundër Gjilanit me rezultat 0-4 si vendas dukë u bërë kështu kjo humbja e dytë radhazi pas asaj nga FC Prishtina.
Fitoren e mysafirëve e vendosën tre golat e Hilas dhe një i Nikacit.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani tani renditet në vendin e katërt me 29 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 38 pikë.
Pas ndeshjes, FC Ballkani ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke e cilësuar humbjen nga Gjilani si “humbje të rëndë pas 20 muajve dhe pikërisht nga i njëjti trainer Bylbyl Sokoli kur udhëhiqte Ferizajin.”
“Çdo goditje e rëndë na bënë më të fortë Të dashur tifozë të klubit tonë mirupafshim në sezonin pranveror “, thuhet më tutje në reagimin e Ballkanit.
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...