Nëse jeni fëmija i vogël, atëherë me siguri e dini se çfarë do të thotë të rriheni nga vëllezërit e mëdhenj, të mos blini rroba por t’i vishni të vëllait etj.
Sidoqoftë, krejt sfidat e të qenit fëmija i vogël mund të jenë një të mirë, pasi që një studim i ri thotë se mund të jeni ndërmarrësi milioner i familjes. Sipas akademikëve në universitetet Birmingham dhe Readin, fëmija më i vogël i familjeve jo-ndërmarrëse, priret të bëhet biznesmen i cili ndërmerr hapa të rrezikshëm.
P.sh., Lord Sugar mund të ketë prejardhje nga qenie të thjeshta, por ai gjithashtu është më i riu nga gjithsej katër fëmijë sa janë. Gjithashtu, edhe James Dyson, vakuumi i famës, është britaniku i parë që e ka thyer barrierën 5 miliardë funtëshe – dhe është më i riu nga të tre fëmijët.
Hulumtimi ka ndjekur më shumë se 6,300 gra dhe meshkuj britanikë të lindur në vitin 1970 dhe të rritur me motra e vëllezër. Në familjet me mungesë historie të shpirtit ndërmarrës, fëmija më i ri nga dy fëmijë gjithsej, kishte 49 për qind prirje më shumë për t’u bërë “shef i vetes” deri në moshën 38 vjeçare, transmeton Lajmi.net.
Dhe, kur ishin tre fëmijë gjithsej, ende ishte mundësia prej 43 për qind që fëmija i vogël do të arrinte shumë më shumë, krahas të tjerëve. Sidoqoftë, kjo ndryshonte tek fëmijët e lindur në familjet me histori të vet-punësimit.
Në ato rrethana, fëmija i parë dhe i mesëm kishin prirje më shumë për t’u bërë ndërmarrës të suksesshëm, ndërsa fëmija i vogël kishte vetëm 18 për qind ta bënte të njëjtën gjë. Studimi, i publikuar në revistën Personality and Individual Differences, ka treguar se fëmijët e vegjël lindin për të qenë “rebel” dhe kanë prirje më shumë për të ndërmarrë hapa të rrezikshëm. Ata eksplorojnë dhe janë më tolerant ndaj riskut.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?