Administrata Trump parashikon të mbyllë dy konsullata të SHBA-së në Rusi, konfirmoi CNN, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Joe Biden po përgatitet për tranzicionin në sfondin e tensioneve me Moskën, e dyshuar si origjina e një sulmi kibernetik.
“Departamenti amerikan i Shtetit do të mbyllë konsullatën në Vladivostok dhe do të pezullojë aktivitetet në konsullatën e Ekaterinburgut”, njoftoi stacioni televiziv CNN duke cituar një letër dërguar nga Departamenti amerikan i Shtetit në kongresin e 10 dhjetorit.
“Ky vendim u mor në përgjigje të problemeve të përhershme të personelit të misionit amerikan në Rusi, pas tavanit të vendosur nga Rusia në 2017 për misionin amerikan dhe ngërçit që rezulton me Rusinë përsa i përket vizave diplomatike”, deklaroi CNN.
“Dhjetë diplomatë amerikanë të caktuar në konsullata do të transferohen në ambasadën amerikane në Moskë, ndërkohë që 33 punonjës lokalë do të humbin vendet e tyre të punës”, sipas të njëjtit burim./ATSh/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...