Google ADS

Tensionet Shkup-Sofje dëmtojnë turizmin

16:47 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Marrëdhëniet e tensionuara politike midis Shkupit dhe Sofjes do të ndikojnë negativisht në numrin e turistëve bullgarë në periudhën e ardhshme, paralajmërojnë nga sektori i turizmit në Ohër dhe Strugë.

Këto pritje bazohen në përvojat e së kaluarës, kur vendi kishte probleme politike me Greqinë. Bullgarët ishin ndër turistët më të rregullt të huaj gjatë gjithë vitit, dhe shumë më tepër vinin gjatë festave të Vitit të Ri.

“… Ju e shihni që ka një seri grindjesh, ka retorikë që nuk është aspak e butë dhe që mund të ketë një efekt shumë negativ, saqë fillojnë të mendojnë mos të udhëtojnë në Maqedoni, posaçërisht në Ohër’ deklaroi Kliment Naumov- guidë në turizëm.

Ne presim vitin e ardhshëm një numër të reduktuar të turistëve, nga Bullgaria. Nëse zgjidhen marrëdhëniet, besimi do të kthehet pas disa vitesh. Nëse e shohim krizën me fundosjen e anijes në Ilinden, kur një numër turistësh nga Bullgaria u mbytën, pas kësaj vitin tjetër, numri i turistëve bullgarë u ul përgjysmë. U deshën pesë vjet që të rikthehej besimi, dhe që turistët bullgarë të ktheheshin në të njëjtin numër siç ishin para aksidentit”, pohoi Cvetko Andreeski-Profesor Universitar i Turizmit.

Profesor Andreeski beson se jo vetëm tensionet politike, por edhe gjuha e urrejtjes do të frenojë më tej si turistët bullgarë që duan të vijnë në Maqedoni, ashtu edhe qytetarët e Maqedonisë të shkojnë në Bullgari. Turisttët bullgarë në vitin 2019 në vendin tonë realizuan më shumë se 89 mijë prenotime./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme