Autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar dhe prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kompetente qeveritare zvicerane Swissmedic njoftoi sot se ka lëshuar një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid, bazuar në rekomandimin e ekipit shkencor që shqyrtoi të gjitha rrethanat.
Swissmedic nuk ka zbuluar se kur do të fillojë vaksinimi masiv në Zvicër.
Vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech më herët është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, në të cilat tashmë ka filluar vaksinimi.
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili p...
Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë ...
Hapet ‘Tenda e errët’ në kuadër të javës së ndërgjegjësimit ...
LVV reagon ndaj opozitës: Me Qeverinë Kurti nuk mund të blih...
Ish-i burgosuri politik që vuajtjen e dënimit në burgun e Bo...
“Shet krema” e “për çka ke ardhë ti këtu?” – nisin debatet e...