Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga ana tjetër e rrugës, duke goditur veturat.
Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Ai tha se aksidenti ndodhi në rrugën “Epopeja e Jezercit” si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike.
Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 12:20 në rrugën “Epopeja e Jezercit ka ndodhë një aksident trafiku, mes tri njësive, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë marrë dy persona. Janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku njëri prej tyre është dërguar për trajtim të në QKUK. Policia në vendin e ngjarjes është marrë me rastin”, tha Gashi.
I pyetur se cila ishte arsyeja e aksidentit, ai tha se njëra prej veturave ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën e kundërt si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike./arbresh.info/
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...