Gjatë ditës së djeshme hynë në fuqi masat e reja kufizuese që do të vlejnë deri më 20 janar. Prej masave të reja është edhe kufizimi i orarit të punës në për objektet hotelerike deri në ora 18. Ata parashtruan nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtij vendimi qeveritar.
“E parashtruan këtë nismë me qëllim për të dëshmuar parregullsitë e politikës përzgjedhëse ndaj industrusë hotelerike, duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese do të reagojë shpejt dhe do të kemi mundësi që nga java e ardhshme ta kthejmë orarin e fundit”, tha kryetari i Odës së pavarur hotelerike, Zdravko Josifovski.
Ata kërkuan takim me Qeverinë në të cilin takim do të bisedohej për masat e reja kufizuese dhe për ndihmën financiare shtesë për sektorin hotelerik.
“Askush nuk e konteston masën, e respektojnë të gjithë kafenetë maksimalisht”, tha Zdravkovski duke shtuar se u është marrë e drejta të punohet në mënyrë normale dhe se sipas Kushtetutës të gjithë janë të barabartë.
Sipas vlerësimeve të pronarëve të kafeneve, me këtë masë dëmi do të jetë rreth 20 milionë euro./Telegrafi/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...