Protesta e paralajmëruar në Shkodër, ka bërë që shumë forca policie të zbarkojnë në qytet.
Në orën 11:00, shoqëria civile do të zhvillojë një proteste ku do të kërkojë drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, transmeton lajmiifundit.al
Në ndryshim, nga protesta e kaluar ku në qytet mungonin patrullat e policisë, këtë herë uniformat blu janë të shumta.
Ato kanë marrë në mbrojtje institucionet me te rëndësishme të qytetit si Prefektura por edhe Bashkia e Shkodrës. Në protestën e 1 jave më parë, protesta ndryshoi rrjedhën e saj dhe nga një marshim paqësor përfundoi në akte dhune teksa iu vu zjarri edhe degës se Partisë Socialiste në Shkodër./Arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj