Në Kosovë brenda ditës ë sotme ishin dy raste të plaçkitjeve në filiale të bankave. Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të bëjë analiza se pse janë duke ndodhur shpesh herë vjedhje të tilla.
“Policia e ka mundësinë të bëjë analiza pasi ka numër të madh të pjesëtarëve të saj. Vëmendja duhet të përqendrohet tek koha dhe mënyra si po kryhen këto vjedhje që janë duke ndodhur”.
“Duhet të bëhet një kontroll se kush është në ndërrimet e policisë gjatë kohës kur janë duke ndodhur këto krime. Po ashtu, duhet të kontrollohen edhe njerëzit që punojnë në banka përgjatë asaj periudhe”, ka thënë Tërnava, njofton Klan Kosova.
“Grabitjet e armatosura janë duke ndodhur shumë shpesh, policia duhet të reagojë shpejt në këto raste pasi iu lejohet të përdorin armët”.
Tërnava në Edicionin Special deklaroi se dyshon që dikush nga policia mund të jetë i lidhur me grabitësit e filialeve të bankave.
“Unë dyshoj se mos është i lidhur dikush nga policia me kriminelët, situatë e dhimbshme por ka dyshime edhe në polici diçka nuk është në rregull. Sepse të gjitha gjërat janë në anën e policisë, pasi ata janë të armatosur kanë qasje në kamera, prandaj lindin edhe ato dyshimet, se dikush mund të jetë i lidhur me grabitësit”.
“Nëse ndodhin këso grabitje të shpeshta duhet të kontrollohet policia por edhe bankat”, ka thënë Tërnava
Ai më tej ka shtuar se nëse ndodhin sulme të tilla të shpeshta policia duhet të përdorë armë të gjata.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...