Google ADS

Soni Malaj bëhet viktimë e mashtruesve

00:01 | 19 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Këngëtarja Soni Malaj ka disa ditë që po përballet me mashtruesit.

Ajo në rrjetet sociale ka njoftuar që po bëhen mashtrime në emër të saj, ku po “jepen” para e dhurata tjera.

Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë edhe sonte.

Soni ftoi ndjekësit që t’i raportojnë faqet e tilla kur t’i shohin, pasi, nuk ka asnjë dhuratë që ajo do t’i dhurojë ndonjë njeriu.

Kujtojmë që pre e mashtrimit të tillë kanë rënë edhe Aurela Gaçe dhe Ardit Gjebrea./kosovarja/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme