Google ADS

Biden të hënën do të vaksinohet kundër COVID-19

21:12 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden të hënën do të vaksinohet kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si Zëdhënëse i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi në një konferencë për media se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura nënpresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19.

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten e tij Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.

Nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence dhe Presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi sot morën vaksinën kundër COVID-19./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme