Rreth 1,68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit pasi ikën si emigrantë ose rreth 37 % të shtetasve shqiptarë gjithsej.
Sipas të dhënave të fundit, në Diasporë jetojnë 884.719 burra dhe 799.416 gra.
Diaspora përfshin një popullsi relativisht të re, ku grupmosha 0-14 vjeç është rreth 19 %; pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 76 % dhe ajo mbi 65 vjeç afërsisht 5 %.
Historiku i Diasporës shqiptare është i hershëm pasi vetë pozita e vendit ku jetojnë shqiptarët është e tillë që i bën ata të lëvizin në drejtime të ndryshme.
Diaspora shqiptare është heterogjene në dy pikëpamje: të kohës së mërgimit, si dhe në pikëpamje të regjionit prej nga kanë ardhur.
Bashkësitë më të vjetra shqiptare përbëhen nga arbëreshët në Itali dhe arvanitasit në Greqi.
Numri i grave dhe burrave që jetojnë jashtë vendit
Të parët kanë arritur që për shekuj të ruajnë identitetin e tyre, kurse të dytët, janë në fazën përfundimtare të asimilimit të plotë, edhe pse mbase ka shpresë që kjo bashkësi të njohë një ringjallje sado të vogël.
Në radhën e bashkësive të vjetra mund të hyjë edhe bashkësia shqiptare e Egjiptit. Pas këtyre vijnë bashkësitë shqiptare në Turqi, SHBA, Belgjikë, Australi e në ndonjë vend tjetër.
Të fundit vijnë mërgimtarët e katër dekadave të gjysmës së dytë të shek. XX, ku shumica e tyre janë vendosur apo bëjnë përpjekje të vendosen në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në SHBA dhe Kanada.
Këtu vlen të përmendim edhe 500 mijë qytetarë të Shqipërisë, të cilët në fillim të viteve 90, pas hapjes së Shqipërisë ndaj botës, u shpërngulën në Greqi, Itali si dhe në vende të tjera evropiane.
Arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve drejt vendeve të tjera është mundësia e punësimit me 83,7%, më pas bashkimi familjar me 9%, mundësia e studimit me 3.5% dhe arsyet e tjera me 3.8%.
Në shumë raste kemi dëgjuar se mund të gjejmë shqiptar në cdo vend ku shkojmë qoftë me pushime për të punuar apo për të jetuar.
Shpërndarja e shqiptarëve sipas vendeve
Diaspora në Itali
Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt XIV-XV dhe emigruan kryesisht për shkak të zhvillimeve politike e luftarake në Shqipëri. Komuniteti arbëresh ka ruajtur origjinën, gjuhën, kulturën e traditat shqiptare. Arbëreshët kanë dhënë e po japin një kontribut të shquar në historinë, kulturën dhe jetën shoqërore të Italisë. Nga arbëreshët kanë dalë mjaft personalitete të shoqërisë e kulturës italiane dhe shqiptare. Në fillim të viteve 1990 shqiptarët emigruan masivisht drejt Italisë, duke formuar për nga numri komunitetin e dytë më të madh të emigrantëve në këtë vend.
Diaspora në Greqi
Migrimi i arbëreshëve në Greqi filloi në fund të shekullit të 13-të dhe mbaroi rreth vitit 1600 nga një rajon e quajtur Arbëria, e cila ishte pjesë e Despotetit të Epirit dhe i cili sot është rajoni qendror i Shqipërisë moderne. Në Greqi ndodhet komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë, të cilët u vendosën në këtë vend pas vitit 1990. Emigrantët shqiptarë janë një vlerë e shtuar për ekonominë dhe shoqërinë në Greqi.
Diaspora në Bullgari
Diaspora në Bullgari nisi të formohej prej shekullit XV, nga migrimi i popullatës kryesisht nga Korça, Elbasani, Çermenika, Golloborda, Dibra etj. Këto flukse ndodhën për shkak të përpjekjeve prej Perandorisë Osmane, por edhe duke migruar si punonjës stinorë, zejtarë, tregëtarë etj. Më vonë një pjesë e tyre u vendosën në Ukrainë, ndërsa një grup tjetër në Trakinë jugore. Një valë tjetër migrimi ndodhi gjatë shekujve XIX-XX, të cilët u vendosën në Sofie me marrveshjen dypalëshe për mbrojtjen e pakicave.
Diaspora në Kanada
Shqiptarët filluan të migrojnë në Kanada pas vitit 1990, duke përfituar kryesisht nga mundësitë që ofron programi i migrimit në këtë vend të specialistëve të kualifikuar.
Diaspora shqiptare në SHBA
Shqiptarët e parë që emigruan në SH.B.A ishin arbëreshët dhe pas tyre shqiptarët që migruan në periudhën midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Komunitetet shqiptare janë të konsiderueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha në gjeneratën e parë janë të gjithë emigrantët shqiptarë vendi i lindjes së të cilëve është Shqipëria. Në këtë grup nuk bëjnë pjesë Shqiptarët e lindur në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo në vende të tjera. Gjenerata e dytë janë banorë të SH.B.A-së të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, por kanë prejardhje shqiptare.
Shqiptarët e larguar sipas harkut kohor 1990-2019
Gjithë periudhës 2011- 2019, 120.754 shqiptarë u larguan për në Itali dhe nuk ishin kthyer deri në vitin 2019, ndërsa Greqia priti 92.159 emigrantë dhe 40.468 qytetarë u larguan për në Gjermani.
Emigrimi i shqiptarëve nëpër vende të tjera vijon ende, kryesisht i të rinjve për arsye pune apo jetese me kushte më të mira./TCH
Raporti i detajuar i Diasporës shqiptare, historiku dhe shtetet ku shqiptarët jetojnë
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...