Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 317.929, prej të cilëve 3.235 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 226.791, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.628.578.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,29 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 228,6 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 1,76 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 36.101 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,98 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,11 milionë./AA/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...