Trusti del me një sqarim lidhur me 10 përqindëshin

16:58 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Fondi i Kursimeve Pensionale ka dalë me një sqarim lidhur me çështjen teknike të pagesës së 10 përqindëshit.

Ata thonë se është mirë të pritet deri në ekzekutimin e pagesave nëpër banka që të kontrollojnë gjendjen e bilancit, shkruan portali arbresh.info.

“Për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, edhe informacioni i 10%-shit paraqitet në dy fusha: 1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet. Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme