Gjilani, Gjakova, Kamenica, Graçanica dhe Kllokoti kanë dal nga zona e kuqe e rrezikshmërisë me COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në një konferencë për media, Zemaj ka njoftuar se pesë komunat kanë kaluar në dy zonat e tjera të kategorizuara sipas rrezikshmërisë me epideminë COVID-19.
“Edhe sot si çdo ditë por tash edhe çdo të premte tjetër me dr. Naser Krasniqin jemi këtu për të folur për gjendjen epidemiologjike. Në zonën e kuqe janë 11 komuna, nga 16 sa ishin javën e kaluar. 11 komuna janë në zonën e verdhë, ndërsa 16 komuna në zonën e gjelbër”, ka thënë Zemaj.
“Në zonën e kuqe janë 11 komuna: Prishtina Zveçani, Zubin Putoku, Fushë
Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani,
Drenasi, Podujeva”, ka thënë Zemaj.
Javën e kaluar në këtë zonë ishin 16 komuna në total. Zemaj ka paralajmëruar masa të reja anti-COVID në nivel vendi. Ka thënë se
masat do të njofton publikisht brenda dy ditëve të ardhshme.
“Ministria e Shëndetësisë bashkë me kryeministrin dhe qeverinë jemi duke
përgatitur masa të cilat do të jenë në fuqi nga java e ardhshme, dhe do të jenë në fuqi në nivel vendi, e jo për komuna veç e veç”, ka thënë ai
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...