Google ADS

Labinot Ibrahimi paditë Prishtinën në FFK

16:16 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Labinot Ibrahimi i është shtuar listës së futbollistëve të Superligës, të cilët kanë paditur ish-klubet e tyre.

Arsyeja mbetet e njëjtë, mos respektimi i kontratës mes klubit dhe lojtarit.

Ibrahimi ka paditur Prishtinën, pjesë e të cilëve ishte në edicionin e kaluar.

Mbrojtësi i mirënjohur nga Lipjani u transferua në verë tek Arbëria.

“Po e kam dërguar padinë në FFK për Prishtinën, pasi nuk e kanë shlyer borxhin që kanë ndaj meje, sipas kontratës. Kam pritur deri tash, por nuk i kanë kryer dhe u detyrova t’i drejtohem federatës”, tha Ibrahimi për Gazetën Olle.

“Pres të më ndihmoj FFK, në të kundërtën do t’i drejtohem gjykatës”, shtoi ai.

Ibrahimi në Prishtinë u rikthye nga Partizani i Tiranës, ndërsa tani është kapiten i Arbërisë.

Për të njëjtën arsye, Prishtinën e kanë paditur edhe Armend Thaçi, Ahmed Januzi e Ahmet Haliti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme