Premier Liga angleze ka votuar për herë të tretë kundër lejimit të 5 zëvendësimeve për çdo skuadër në ndeshje.
Në mbledhjen e sotme të klubeve të elitës së futbollit anglez, u miratuan dhe ndryshimet e fundit nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).
Në rast përplasjeje me kokë të dy lojtarëve në ndeshje, lejohet që klubi të bëjë menjëherë zëvendësim, edhe nëse i ka kryer të gjitha gjatë ndeshjes.
Zëvendësimi i lojtarit të dëmtuar nuk do të llogaritet.
Por, zëvendësimi i 5 lojtarëve për një ekip në ndeshje nuk ka gjetur miratimin e shumicës së klubeve të Premier Ligës, pavarësisht protestave të trajnerëve Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
Një tjetër ndryshim i ri është se në pankinë do të ketë 9 futbollistë, dhe jo shtatë si më parë.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...