Inspektorët në Shkup dje kanë mbyllur katër objekte – tre janë objekte hotelierike të cilët kishin punuar pas orës 21, ndërsa është intervenuar edhe në një studio për jogë ku dënimi nuk është për shkelje të orarit të punës, por për grupim të më shumë njerëzve në një vend.
“Inspektorët dje, veçanërisht nga departamenti në Shkup, kishin shumë punë. Tre objektet hotelierike janë kapur se si punojnë në orën 23, 23.30 dhe 24, ndërsa te njëri kemi edhe heqje të vulës para se t’i skadojë afati për të mbyllur dhe ka hapur përsëri. Ai është një objekt në Çair, i cili përsëri është mbyllur, është bërë procesverbal dhe është parashtruar padi penale për shkelje të vulës zyrtare nga institucion”, tha Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut në konferencën për media të Këshillit Inspektues.
Në lokalin “Mosh”, i cili ishte hapur edhe pse ishte mbyllur përkohësisht, ka intervenuar edhe policia. Gjithçka që kishin gjetur aty inspektorët, theksoi Paunovski, është regjistruar në procesverbal, ndërsa për ofendimet të cilat iu ishin bërë, tha, inspektorët tashmë janë mësuar.
“Megjithatë duhet t’i shërbejë nderit të atyre të cilët i organizojnë dhe janë pronarë të atyre objekteve hotelierike. Në procesverbalet qëndron se kanë punuar edhe në orën 23, bashkë me policinë është bërë kontrolli. Subjekti i njëjtë është dënuar dhe sipas ligjit paraprak kur parashtrojmë kallëzime penale edhe ishte mbyllur. Kjo është pas ligjit të parë, dhe varësisht se a janë ndërmarrje të mëdha, të vogla ose të mesme, gjobat janë prej 3.000 deri 30.000 euro plus 1.500 euro për personin fizik. Në afat prej tre ditëve tani gjobat i parashtron direkt ISHT përmes urdhërpagesave, ndërsa objekti do të jetë i mbyllur prej 10 deri 30 ditë”, shtoi drejtori i Inspektoratit të Tregut.
Sa i përket kontrolleve në vendet turistike, ai tha, se do të jenë të pranishme në secilin qytet sepse ISHT ka departamente me inspektorë dhe ekipe kujdestare ku ka parregullsi, mosrespektim të protokolleve, shkelje të orarit të punës dhe grupime.
Sa i përket kazinove dhe bastoreve, Paunovski u përgjigj se edhe ata si edhe objektet hotelierike prej sot pas orës 18 nuk guxojnë të shërbejnë pije./Telegrafi/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...