Varbergs Bois FC dhe Hammarby kanë rënë dakord sot për një transferim për Astrit Selmani që po shkëlqen në Suedi.
Selmani erdhi te Varbergs Bois nga Torns IF për sezonin 2019 dhe që atëherë ka qenë një figurë kyçe absolute në udhëtimin e klubit nga Superettan në Allsvenskan, dhe ka shënuar 27 gola në 49 ndeshje në fanellën e gjelbër-zi.
Gjatë sezonit të këtij viti, ka vepruar edhe si kapiteni i ekipit, përcjell GazetaBlic.Menaxheri Joakim “Jocke” Persson ka thënë se Selamani është një futbollist i madh dhe se do t’i mungojë shumë klubit në të ardhmen.
-Unë i urojmë Astrit fat të madh në Hammarby, do të na mungojë njeriu aq shumë sa futbollisti dhe cilësitë unike që ai zotëron, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Ai sigurisht që do të jetë i vështirë për t’u zëvendësuar, por është një mënyrë mjaft e natyrshme për të bërë, duke pasur parasysh atë që ai ka ofruar në sezonin e fundit, është e natyrshme që të bëhet një transferim. Prandaj, ne i urojmë fat” deklaroi ai.
Varbergs Bois falënderon Astrit Selmanin për përpjekjet dhe momentet e paharrueshme në klub dhe i uron fat në karrierën e tij të ardhshme.Kujtojmë që skuadra e Hammarby është në pronëso të sulmuesi të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet