Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është duke u mbajtur paraqitja e parë e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, si i akuzuar.
Ai, para trupit gjykues është deklaruar se ndjehet i pafajshëm, shkruan arbresh.info.
“Është e drejtë e imja që ne mënyrë ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e do vazhdoj të i mbroj deri në fund. Në të gjitha pikat që mu lexuan deri tash, e ndjej veten të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Gucati.
Gucati e bëri këtë veprim në konsultim me avokatin e tij Jonathan Ellison Reiss.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, ka thënë se pushimi për gjyqtarët e Gjykatës Speciale fillon me 21 dhjetor të këtij vitit dhe përfundon në datën 1 janar të 2021.
“Pushimi për gjyqtarët e Gjykatës Speciale fillon me 21 dhjetor të këtij vitit dhe përfundon në datën 1 janar të 2021. Unë gjatë kësaj periudhe do ti përgjigjem vetëm çështjeve urgjente e çështjeve jourgjente i duhet drejtuar gjykatës pas pushimit”, ka thënë gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.
Ndërkaq, seanca për deklarim rreth fajësisë apo pafajësisë, e nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, pritet të mbahet më 7 ose 8 janar të vitit 2021./Arbresh.info
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën