Hysni Gucati deklarohet përsëri i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës ndaj tij

14:38 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është duke u mbajtur paraqitja e parë e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, si i akuzuar.

Ai para trupit gjykuese ka lexuar fjalimin e tij ka thënë se ndjehet i pafajshëm në të gjitha aktakuzat e ngritur përë të.

“Unë Hysni Gucati, dhe bashkëluftëtarët e mijë, kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë e si pasoj unë jam plagosur me 3 qershor 1999, e sot jam invalid i luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm, unë kam të drejtën e lirisë dhe shprehjes dhe të drejtës së shprehjes së mendimeve të mija, është e drejtë e imja që ne mënyrë ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e do vazhdoj të i mbroj deri në fund.
I nderuar zoti gjyqtarë në gjitha pikat e lexuara e ndjeje vetën të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Gucati, para trupit gjykues.

Ai, së bashku me nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, shkruan arbresh.info.

Bëjmë të ditur se më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

Ndryshe, Haradinajt iu janë lexuar gjashtë pikat e aktakuzë në seancën e mbajtur në orën 11:00./Arbresh.info

Lexo edhe:

Haradinaj-Gjyqtarit: Nuk e kam lexuar aktakuzën, vetëm e kam nënshkruar një dokument – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme