Një grup personash nga Universiteti i Gjenevës realizojnë sfidën ‘Jerusalema Dance Challenge’

13:37 | 18 Dhjetor 2020
A. B.

Në rrjetet sociale, po qarkullon një sfidë tjetër e quajtur ‘Jerusalema Dance Challenge’.

Kjo sfidë u bë virale në internet gjatë kohës të së bllokimit për shkak të pandemisë COVID 19, shkruan portali arbresh.info

Kjo sfidë së fundi u realizua edhe nga disa persona nga Universitetit të Gjenevës “Hopitaux”.

Kujtojmë se, sfida e kërcimit u hodh në shkurt të vitit 2020, pasi Covid-19 shkaktoi bllokim në vendet afrikane si në shumicën e pjesëve të botës. Ishte një grup prej gjashtë miqsh – katër burra dhe dy gra – në Angola që bënë një video të tyre duke kërcyer duke i goditur këmbët, ndërsa merrnin kafshata ushqimi nga pjatat në njërën dorë.

Kjo shpejt u quajt # Jerusalemachallenge ose #Jerusalemadancechallenge pasi video të ngjashme u shfaqën nga pjesë të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut. / arbresh.info/

Të ngjashme