Google ADS

Nuk lejohet djegia e trupit të Maradonës, vajza që kërkon atësinë bën testin e ADN-së 

11:59 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Trupi i Diego Armando Maradonës nuk mund të digjet, për momentin, sepse është përdorur për të kryer një test atësie.

Kjo u vendos nga një gjykatë në Argjentinë, sikurse raporton “Clarin”.

Legjenda e futbollit, i cili u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak, kishte dy vajza nga martesa e tij me Claudia Villafane, por gjatë viteve ka njohur tre fëmijë të tjerë (Diego jr, Jana dhe Diego Fernando).

Pas ndarjes së tij nga jeta, 25-vjeçarja Magalí Gil kërkoi t’i bëhej testi i ADN-së, duke pretenduar se babai i saj biologjik është pikërisht Maradona.

Gruaja e re (e cila është birësuar) deklaron se dy vjet më parë nëna e saj (ajo që e solli në jetë) i zbuloi se babai i saj i vërtetë mund të ishte Maradona.

Sipas avokatit të kampionit argjentinas, mostrat e ADN-së tashmë ekzistojnë dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme të zhvarroset kufoma që ndodhet në një varrezë private pranë Buenos Aires.

Më 30 nëntor, një gjykatë tjetër kishte ndaluar djegien derisa të ishin marrë të gjitha provat e nevojshme mbi shkaqet e vdekjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme