Pas konfirmimit të aktakuzës së nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuar të Gjykatës Speciale, ka mbajtur një fjalim.
Ai i ka drejtuar gishtin trupit gjykues duke i thënë se në vend timin do të duhej të ishin kolegët e tyre.
“Zotëri gjykatës dhe i nderuar, para se të deklarohem apo mos të deklarohem dua të them se për mu e për kë do që ka një pikë logjikë, e nuk ka si të kuptohet ndryshe se kjo prokurori duhet të hjek vëmendjen e opinionit nga vetja e saj e të kërkoj fajin krejt dikun tjetër, pra në Kosovë, e siç po shihet edhe këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë kujdestarë. Pra ne duhet të përgjigjemi se pse ju dolën sekretet e tyre sollën e me mijëra kilometra larg në zyrat tona, e mos harroni ato nuk ishin as një e as dy fletë, por ishin me mijëra fletë e faqe. Organizata e Luftës së UÇK-së, nuk ka pasur qasje, nuk ka dhe nuk mund të fajësohet për nxjerrjen nga sirtarët për dokumentet e tyre, prandaj në vend timin do të duhej të ishin kolegët e tyte (drejton gishtin kah trupi gjykues), e kësaj prokurorie apo edhe ndonjëri nga vetë këta. Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni çka të prisni e të befasoheni, sepse qëndrimi jonë ka qenë publik dhe çdo herë dyshues në Prokurorinë e këtyre dhomave, këtë e kemi thënë e po e them edhe tash. Mohimi i faktit se kush i nxori dhe i solli të kësaj prokurorie ato dokumente, kush i solli në Kosovë, e kush na i solli neve në selinë tonë dhe tani për ketë ta mbajmë në përgjegjësin e tyre, është çmenduri dhe aspak drejtësi”, ka thënë në fjalim e tij Nasim Haradinaj.
Ai ka vazhduar fjalimin e tij duke thënë se mendimi ynë për këto dhoma është absurde në këtë drejtësi të këtij shekulli, kjo prokurori është, politike, selektive dhe e një anshme e po bindem se është e korruptuar.
Haradinajt prap i pyet se nga dolën ato dokumente, dhe si përfundim pos tjerash ka dy qëllime ta njollos luftën çlirimtarë të saj dhe po mundohet të dënoj përfaqësuesit e këtyre kuftëtarëve/Arbresh.info
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent