Pëllumbat janë zogjtë më të vjetër të zbutur.
Ata janë të famshëm jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për pamjen e tyre.
Ka më shumë se 800 lloje të ndryshme të pëllumbave.
Shumë prej tyre madje edukohen për arsye specifike, të tilla si për të marrë pjesë në gara ose shfaqje.
Pëllumba –korrierë
Historia e tyre e gjatë na kthen pas në kohë në Egjiptin e Lashtë dhe Romën.
Rreth vitit 500 para Krishtit, disa pëllumba u shitën për 400 monedha antike romake, pothuajse dyfish i pagës vjetore të një ushtari romak në atë kohë.
Deri në shpikjen e telegrafit në 1844, pëllumbat ishin mënyra më e shpejtë për të dërguar mesazhe në distanca të gjata.
Këta zogj mund të fluturojnë 1.000 milje në një udhtëim të vetëm.
Ata kanë gjithashtu aftësinë për të fluturuar me 90 milje në orë në distanca të shkurta.
Gjithashtu kanë luajtuar një rol vendimtar në luftërat botërore.
Mijëra pëllumba u përdoren vetëm në Luftën e Parë Botërore.
Nëndetëset dhe tanket shpesh mbanin pëllumba dhe në rast emergjence i përdornin ato për të dërgua mesazhe në bazë.
Sidoqoftë roli i tyre në luftë nuk ishte i kufizuar vetëm në dhënien e mesazheve.
Në 1907 Julius Neubroner një farmacist gjerman, përdori këta zogj për të shpërndarë ilaçe.
Sot është e vështirë të shohësh pëllumba që mbajnë mesazhe.
Sidoqoftë ato ende përdoren për garat në botë.
Pas luftës ky lloj sporti u bë hobi i klasës punëtore dhe i arritshëm për shumë njerëz.
Por vitet e fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Popullariteti në rritje i këtij sporti në Kinë dhe rritja e madhe e pasurisë atje, bëri që njerëzit të investojnë qindra mijëra dollarë në pëllumba.
Cmimi i parave në disa prej garave është shumë i lartë.
Pronarët e pëllumbave kinez janë të apasionuar pas këtij sporti, ata kanë shpenzuar miliona dollarë për pëllumbat në vitet e fundit, shpesh duke i blerë nga Belgjika.
Për shembull një pëllumb i racës Bold që vjen nga Belgjika është shitur për 310.000 euro në 2013 ndërsa ai i racës Nandin në 2017 kushtoi 400.000 euro.
Ndërsa kulmin deri në dhjetorin e këtij viti ishte shitja e Armandos një pëllumb garash belg i shitur për 1.3 milion dollarë .
Gjatë sezonit të shumimit, çmimi Armando ishte një çmim rekord për shitjet më të shtrenjta të pëllumbave garues.
Por në dhjetorin e këtij vitit, New Kim, një tjetër racë pëllumb që vjen sërish nga Belgjika është shitur për 1.9 milion dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm.
Ndërsa numri i pëllumbave të shtrenjtë ka rënë nga 60,000 në 1990 në rreth 21,000 sot, ka 100,000 mbështetës të këtij sporti në Pekin.
Vetëm Tajvani ka gjysmë milioni dhe numrat po rriten.
Ky lloj sporti po rritet me shpejtësi dhe në Irak, një pëllumb u shit kohët e fundit atje për 93,000 dollarë.
Kjo rritje e mprehtë e vlerës së pëllumbave, megjithatë, mbart disa rreziqe.
Në vitin 2018, dy burra u përpoqën të fitonin çmime parash në një garë pëllumbash në një mënyrë mashtruese.
Zogjtë u futën kontrabandë.
Ndërsa në Tajvan, një organizatë kriminale rrëmbeu pëllumba të çmuar luftarakë dhe kërkoi shpërblim.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?