Ka nisur seanca e parë pas konfirmimit të aktakuzës së nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.
Mbi Haradinajn rëndojnë akuzat që lidhen me administrimin e drejtësisë, shkruan arbresh.info.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou e ka pyetur Nasim Haradinajn se a e ka marrë dhe parë aktakuzën ndaj tij.
Ndërsa ai është përgjigjur atij duke i thënë se ka pa një dokument që është aktakuzë, por as që e ka lexuar.
“Kam nënshkruar një dokument që kam pa që është aktakuzë, drejt po të them as që e kam lëxuar”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake.
Aktakuza është konfirmuar më 11 dhjetor, teksa është publikuar më 14 dhjetor.
Ndërsa, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt, ndërsa në ora 14:00 ajo e Hysni Gucatit.
Bëjmë të ditur se më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.
Haradinajt iu janë lexuar gjashtë pikat e aktakuzë./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...