Negociatorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojnë bisedimet e tyre lidhur me marrëveshjen tregtare pas Brexit, por nga të dyja palët ka zëra që pengesat kryesore për të nënshkruar një pakt mbeten.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka zhvilluar sërish një bisedë me Presidentet e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por as negociatat me të nuk kanë qenë të suksesshme.
Johnson në një deklaratë për mediat bëri me dije se situata është shumë serioze dhe rrezikohet që negociatat të përfundojnë pa një marrëveshje, pasi BE nuk po lëviz nga pozicioni i saj.
Nga ana tjetër von der Leyen tha se BE ka bër një lëshim shumë të madh si ishte pakti për të drejtën e peshkimit dhe sipas saj kjo ka qenë një nga sfidat e unionit.
Tashmë pritet që palët të vijojnë diskutimet në Bruksel, por afati për nënshkrimin e një marrëveshje është vënë 31 Dhjetori.
Britania e Madhe deri tani ka qenë në një periudhë tranzicioni që kur u largua nga BE në 31 Janar dhe po ndiqte rregullat e tregtisë së bllokut. Pas 31 Dhjetorit, Britania kërkon që të ketë rregulla të tjera por nëse deshton marrëveshja mund të ketë një krizë të fotë me BE-në.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...