Google ADS

Rruga drejt Veternikut është bllokuar| Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos sot në Prishtinë

08:41 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në një përleshje me armë zjarri me disa hajna që po tentonin të kryenin një grabitje në një bankomat në Prishtinë mëngjesin e së premtes është plagosur një polic.

I njëjti është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për rastin në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7.

Hoxha ka thënë se polici në fjalë është plagosur në këmbë, e se janë duke pritur që të marrin informacione të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit, për t’iu shmangur kapjes nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po i ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Prishtinë, Agron Borovci.

Momentalisht rruga drejt Veternikut është bllokuar dhe forca të shumta të policisë janë parë në atë pjesë.

Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic dërgohet në QKUK

Të ngjashme