Ushtruesja e detyrës së pozitës së presidentit, Vjosa Osmani, nga Shqipëria ka folur për shkarkimin e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi.
Në një intervistë për Euroneës Albania ajo ka thënë se ka biseduar me kryeministrin Hoti dhe ka kërkuar nga ai që sa më shpejt, madje urgjentisht të ecet përpara emërimit të një drejtuesi të ri të AKI-së, i cili s’ka lidhje partiake, shkruan Reporteri.net.
“Edhe sot kisha një bisedë me kryeministrin e Kosovës [Avdullah Hoti] dhe natyrisht kam dhënë dakordimin për një proces të tillë [të kujdesshëm] dhe kam kërkuar që sa më shpejt, madje urgjentisht, të ecet përpara për emërimin e një drejtuesi të ri që bazohet mbi parimet e profesionalizmit dhe që ka integritet dhe nuk ka lidhje partiake,” – u shpreh Osmani, duke shtuar se për këtë proces do të diskutohet nga e hëna e tutje.
Ajo ka thënë se e dinte që Gashi do shkarkohej, por që nuk mund ta komentonte për faktin se bëhet fjalë për një proces të ndjeshëm që kishte nisur prej kohësh.
Tutje ajo ka komentuar edhe mungesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kur presidentja në detyrë mbajti fjalimin e saj.
Ajo tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.
“Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di,” – tha Presidentja në detyrë e Kosovës. /Arbresh.info/
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...