Gjykata e Apelit në Katania të Italisë dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn të konsideruar si kreun e një prej grupeve të trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë. Ai është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
E famshme është historia e makinës që Tahiri ia la Habiljat në përdorim edhe pse më vonë tha se ia kishte shitur, por nuk mund të ndryshonte pronësinë. Habilaj u vu në pranga në Itali në 16 tetor 2017 së bashku me një sërë bashkëpunëtorësh.
Publikimi nga mediat i një sërë përgjimesh të dosjes së prokurorisë së Katanias shkaktoi një tjetër tronditje të fortë për Tahirin dhe qeverinë e Ramës. “MeridioNews” një nga portalet italiane që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje ka nxjerrë sot një detaj interesant.
Sipas saj Habilaj në gjykimin e shkallës së parë kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’u dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, pra ish-ministrit të brendshëm.
Gjithsesi Saimir Tahiri u hetua nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë të prokurorisë e cila u pranua më vonë nga gjyqtarja Loredana Pezzino./lapsi.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...