Google ADS

Gjoshi i PDK-së: Pse Osmani e urren UÇK-në dhe iu ik deklaratave rreth saj?

00:30 | 18 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Sekretari elektoral i Partisë Demokratikë të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, nuk e ka përmendur asnjëherë Ushtrinë Çlirimtare Kosovës gjatë fjalimit të saj që mbajti sot në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të vizitës tre ditore atje.

“Osmani është mosmirënjohëse e madhe, ajo e tillë ka qenë edhe ndaj Fatmir Sejdiu dhe ndaj Isa Mustafës”.

“Në fjalimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit, përmendet disa herë UÇK-ja, ndërsa në fjalimin e Osmanit asnjëherë nuk përmendet”.

“Kam kërkuar që ajo të tregoj se pse e urren UÇK-në dhe mundohet t’i ik çdo herë deklaratave rreth saj”, ka thënë Gjoshi.

Ai ka thënë se Osmani nuk ka bërë asnjëherë zhurmë në politikën kosovare, njofton Klan Kosova.

“Ajo nuk ka dhënë asnjëherë asnjë ide dhe asnjë propozim të mirë për qytetarët e Kosovës. Asnjëherë nuk e kemi parë në pozita vendimmarrëse, unë e mbaj mend atë që është munduar ta rrëzojë Fatmir Sejdiu dhe tani në momentin e parë iu është hakmarrë Isa Mustafës”.

“Deri tani nuk e kemi asnjë ide të punës së saj, ajo nuk di të propozojë asgjë nga pozicionet e saj”, ka thënë Gjoshi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme